Rama përmend Nanon dhe thumbon Metën: Ky shoku na iku prej duarsh
Transmetuar më 19-06-2019, 11:56

Gjatë një bisede që zhvilloi ditën e sotme me banorët e njësisë nr.1 në kryeqytet në vijim të fushatës elektorale, Kryeministri Edi Rama nuk kurseu thumbat për Presidentin Ilir Meta.

Gjithçka duke iu referua protestave të opozitës, ku kujtoi edhe paraardhësin e tij Fatos Nano.

“Këtë punë kanë bërë, edhe me Fatosin, ‘Nano ik’, edhe kur ishte ky figura, shoku ynë që na iku për duarsh, Ilir Meta, ‘Meta ik’. Janë kaq dembelë sa edhe parullën e heqin vetëm emrin, dhe lënë ik, nuk ndryshojnë dot. Dhe gjithë jetën ik, ik, ky muhabet.

Ik se do vi unë, po hajt fito, jo po ik ti të vij unë, se ti këtej, e andej, e bam e bum”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se opozita shfrytëzon njerëz “të verbër” të cilët përfundojnë në burg. /a.y/noa.al

Rama: Bisedat e përgjimeve do i bëja prapë! Përplasjet në KZAZ të qëllimshme

Loading...
loading...
Loading...