Tensionet në KZAZ, Paloka tregon kush i urdhëroi sulmet
Transmetuar më 19-06-2019, 14:00

Lidhur me përplasjet që po ndodhin pranë KZAZ-ve, në disa prej bashkive të vendit, ka reaguar edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Përmes një postimi në “Facebook”, Paloka ka fajësuar kryeministrin Edi Rama, kryeprokuroren Arta Marku dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, që sipas tij, po bëjnë grusht shteti.

“Rama , Lleshaj dhe Arta Marku po konsumojnë dita, ditës grushtin e shtetit që synon të mbaj në pushtet me dhunë kreun e aleancës së krimit. Rama ka urdhëruar zagarët e tij , ëe në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me Dekretin e Presidentit që ka anulluar datën e zgjedhjeve, të angazhojnë me urdhera të jashteligjshëm policinë e shtetit kundër qytetarëve , nga taksat e të cilëve paguhet policia.

Organet e rendit dhe të drejtesise, kanë detyrimin të zbatojnë ligjin dhe jo të bëhen pjesë e grushtit të shtetit duke zbatuar urdhërat e paligjshëm të Lleshajt dhe të Ramës”, shkruan Paloka.

Më tej, ai paralajmëron se të gjithë ata që po vihen në shërbim të Ramës dhe po sakrifikohen për të mbrojtur milionat e vjedhura nga pushteti, do të mbajnë përgjegjësi.

“Kush po vihet në shërbim të Ramës, kush ka vendosur të sakrifikohet për të mbrojtur milionat e vjedhura të Ramës dhe pushtetin e tij kriminal duhet ta dijë se dita kur gjithësecili do të mbajë përgjegjësi nuk është larg.

Rama është në vilën e tij të bunkerizuar, helikopterin e ka në gatishmëri, milionat të siguruara në off-shore dhe vazhdon të jap urdhëra të kundraligjshëm ndërsa ndjek nga televizori pasojat e akteve të tij. Kush zbaton urdhërat e të çmendurit, ta dijë se po bëhet në mënyrë të vullnetshme apo të pavullnetshme, pjesë e një grushti shteti kundër qytetarëve të këtij vendi, ku ne kemi ndërmend të jetojmë e të rrisim fëmijët edhe pasi Rama ta ketë thyer kokën”, përfundon Paloka./b.l/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...