Transmetuar më 19-06-2019, 20:41

Autoritetet policore të Firences në Itali kanë arrestuar 10 persona, mes tyre edhe shqiptarë. Ata janë ndaluar në zona të ndryshme si, Siena, Prato, Parma, Milano, Romë dhe Varese.

Bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal, që drejtohej nga shqiptarë, dhe merrej me gjetjen e tregut dhe shitjen e kokainës e marijuanës, që vinte nga Shqipëria.

Bazuar në rezultatin e hetimeve, fabrika e kokainës u identifikua në komunën e Firences, ku edhe droga ishte shitur me shumicë.

Mediat fqinje bëjnë me dije se marijuana do të transportohej përmes detit nga Shqipëria për t’u shpërndarë në qytete të ndryshme italiane.

Gjatë aksionit të Karabinierëve u gjetën dhe sekuestruan 275 kilogramë marijuanë dhe 6 kilogramë kokainë. /k.k/noa.al/