Në përgjimin e pestë të publikuar nga “Bild” Imer Lala informohet se një emission investigativ ka zbuluar blerjen e votave.
Ai bisedon me një person me emrin Elio Lala.
Përgjimi nr 5:
Elio Lala: O drejtor.
Imer Lala: Hë mo drejtor.
Elio Lala: A po pushoje?
Imer Lala: Po.
Elio Lala: Të mora në telefon se thashë të pyes a ta takojë atë Admirin, Admir Truke se dje te Fiksi kanë nxjerrë Nehatin kështu, kurse sot mund të dali video tjetër që është me lekë nëpër duar.
Imer Lala: Uh.
Elio Lala: Edhe thashë të pyes a vepron policia, cfarë bën në qoftë se del.
Imer Lala: Kur do e takoje?
Elio Lala: E takova, fola, ia mora Ejsit numrin.
Imer Lala: Jo mo, s’quhet provë ajo!
Elio Lala: Po, kështu tha dhe ai "mos e rruaj k****".
Imer Lala: Mirë hajt.
Elio Lala: Dukesh i lodhur.
Imer Lala: Jam dërrmuar. Po më dhemb këtu Elio, në krah të djathtë në fund të shpinës, tek kockat.
Elio Lala: A more ndonjë nga ato që ke ti, advilat.
Imer Lala: Advilat?
Elio Lala: Po, pi nja dy.
Imer Lala: Janë prap sonte videot ë?
Elio Lala: Mund të jetë video tjetër… (Nuk kuptohet)
Imer Lala: Cfarë ishte ky, gabel?
Elio Lala: Nga Sohodolli. Ai ishte i infiltruar, i përgatitur. E ndoqa sot, kanë ardhur e kanë marrë ato të Fiksit. E ndoqa deri në qosh po nuk mund ta kapja.
Imer Lala: Të fiksit ë?
Elio Lala: Po, e morën ata me një Benz të zi.