Transmetuar më 22-06-2019, 18:11
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptari nga Kosova ka ndodhur në Zvicër.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur në rrugën Tigelbergstrasse, në një fshat në Berneck.
Si pasojë e aksidentit, një shqiptar nga Kosova, 46-vjeç, me banim në Kantonin St. Gallen, ka humbur jetën në aksident.
Sipas medieve zvicerane, shkaku i aksidentit ende nuk dihet, por sipas dyshimeve të para, automjeti me të cilin udhëtonte 46-vjeçari, ka qenë me shpejtësi të lartë, pasi ka kaluar përtej barrierave mbrojtëse, duke u rrokullisur disa herë.
Mësohet se shqiptari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Hetimet për aksidentin janë ende në vijim./a.k/noa.al/