Transmetuar më 24-06-2019, 07:47

Neymar është gati të bëjë gjithçka për t’u kthyer edhe një herë të Barcelona. Lajmi bëhet i ditur nga “El Mundo Deportivo”.

Pasi konfirmoi dëshirën për të mbyllur aventurën me Paris SG dhe për të veshur një herë tjetër ngjyrat “blaugrana”, sulmuesi ka ndërmend të ulë ndjeshëm përfitimet e tij.

E përditëshmja shumë pranë klubit katalunjas zbulon se Neymar ka ndërhyrë personalisht për të ndihmuar tratativat e Barcelonës.

Ai është gati të ulë me 14 milion euro pagën e tij. Aktualisht, “O Ney” fiton 36 milion euro me kampionët e Francës. Për t’u rikthyer në “Camp Nou” ai pranon të zbresë deri në 22 milion euro në sezon.

Me këtë pengesë të kaluar tashmë, Barcelona duhet të bindë Paris SG. Oferta e parë është 130 milion euro si dhe kartonin e Felipe Coutinho.