Transmetuar më 28-06-2019, 14:50

Milani nuk do të marrë pjesë në edicionin 2019-2020 të Europa League. Komisioni i arbitrazhit sportiv në Lozanë ka marrë vendimin për të përjashtuar kuqezinjtë nga kompeticioni i dytë më i rëndësishëm për klubeve.

Ky  vendim i KAS i cili tashmë është zyrtarizuar vjen pas problemeve që ka patur klubi kuqezi me fair play financiar.

Milani kështu nuk do të jetë pjesë e Ligës së Europës, sezonin e ardhshëm dhe vendin e saj do të zërë Torino, ndërsa Roma do shkojë drejt e në grupe.

Lënia jashtë e Milanit i heq gjithashtu mundësinë Kukësit për t’u përballur me Romën në turin e dytë kualifikues të Europa League.

Nëse verilindorët do të kalojnë hungarezët e Debrecenit sepse Roma do të marrë vendin e Milanit në fazën e grupeve të Europa League dhe nga turi i dytë kualifikues do ta nisë Torino që në rast triumfi të Kukësit ndaj Debrecenit do të jetë kundërshtari i skuadrës së Ernest Gjokës në turin e dytë kualifikues të Europa League.