Qëllohet me armë zjarri një person në Kosovë
Transmetuar më 29-06-2019, 22:39

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në Mitrovicë.

Një person është qëlluar me armë zjarri, nga një njeri i maskuar.

Plagosja ka ndodhur në një rrugicë në afërsi të sheshit kryesor të qytetit.

I plagosuri është nisur me ambulance për në spitalin e Prishtinës.

Nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Policia po punon për sqarimin e ngjarjes si dhe po kërkon për personin që shkaktoi plagosjen./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...