Paloma i nxjerr të palarat burrit, çfarë ndodh kur zihen
Transmetuar më 09-07-2019, 10:59

Gazetarja e njohur shqiptare, Rudina Demneri, e njohur për publikun si Paloma ka qenë fituar këtë të martë në “Ftesë në 5” ku ka folur më shumë për familjen e saj dhe marrëdhënien me bashkëshortin.

Paloma tregoi se nuk ka ndonjë sekret që lidhjen e saj me bashkëshortin ta mbaj gjallë, thjesht spontaniteti dhe origjinaliteti i saj e tërheqin shumë partnerin.

Për Palomën problem i vetëm në shtëpinë e tyre janë punët e shtëpisë dhe gatimi me të cilën siç duket gazetarja nuk ka marrëdhënie të mira.

“Ne kemi probleme të tjera, gatimi, punët. Ai do gjellë në drekë, gjellë në darkë dhe unë nuk e kuptoj se si mund të hajë njeriu gjellë në darkë”, tha ajo me shaka.

Ndër të tjera Paloma tregoi se ka dhe marrëdhënie shumë të mirë me vjehrrën dhe sa herë zihet me bashkëshortin, ky i fundit merr nënën e tij në telefon dhe ajo përherë mban anën e saj.

“Për çdo problem që kemi, e merr mamin në telefon dhe ajo gjithmonë i del kundër, sepse më do mua shumë. Po sa herë që kemi konflikte me njëri-tjetrin, direkt mamin në telefon, i them: Po lërë mo rehat të shkretën”, përfundoi ajo.

Loading...
Loading...