Juventus në sulm për Mauro Icardin
Transmetuar më 09-07-2019, 13:50

Transferimi i Mauro Icardi te Juventus nuk është një “scoop” mediatik. “Zonja e Vjetër” e ka seriozisht dhe për të marrë shërbimet e ish-kapitenit të Interit ka zbritur në terren me “artilerinë e rëndë”.

Vetë presidenti Andrea Agnelli ka ndërhyrë në këtë çështje, duke u takuar personalisht me sulmuesin argjentinas. Konfirmimi për këtë janë disa foto të numrit një të klubit juventin në aeroportin e Ibiza.

Versioni zyrtar i kampionëve të Serisë A është se Agnelli ndodhet atje për arsye familjare, por nuk binden aspak mediat italiane.

Sipas tyre, nuk ishte rastësi që presidenti i Juventusit udhëtoi drejt Spanjës, në ditën e fundit të pushimeve të Mauro Icardi përpara se futbollisti të grumbullohej me Interin për fazën përgatitore në Lugano të Zvicrës.

Loading...
Loading...