Ambulanca pa drita pa ujë, injeksionet bëhen me dritën e celularit
Transmetuar më 09-07-2019, 21:03

Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora ka bërë një vëzhgim në ambulancën e fshatit Shkozet të Rrogozhinës.

Ky institucion shëndetësor është rikonstruktuar 3 vite më parë.

Në fakt rikonstruksioni ka përfunduar, por dritat dhe uji nuk janë instaluar dhe ende sot pas 3 vitesh në ambulancë këto dy shërbime nuk gjenden.

Infermierja e zonës thotë për emisionin BOOM se në orët e mbrëmjes, kur vijnë të sëmurë në mungesë të ndriçimit një i afërm i të sëmurit ndez dritën e celularit, që ajo të bëjë injeksionin.

Loading...
Loading...