Transmetuar më 09-07-2019, 21:09

Një person ka mbetur i plagosur rëndë pas pas një konflikti me thika. Ngjarja ka ndodhur në Sarandë, ku pas një debati mes dy personash, sherri degjeneroi në përdorimin e thikave.

I plagosuri është 40-vjeçari Berti Tahiraj që është transportuar menjëherë në spital, ndërsa gjatë transportimit makina që po e dërgonte ka pësuar aksident.

Për ngjarjen policia ka shoqëruar disa persona në komisariat.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes që për pak mund të ishte kthyer në tragjedi. /k.k/noa.al/