Transmetuar më 09-07-2019, 22:27

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora, tregoi se hetimet ndaj kreut demokrat, Lulzim Basha për lobime është mbyllur si çështje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Kryemadhit, këtu mbahet çështja e hapur dhe sipas saj, sa herë ka kryeministri Edi Rama problem, Prokuroria thërret Bashën për të larguar vëmendjen.

“Nuk jam për të bërë avokaten e Bashës, por në dijeninë time në SHBA procesi është i mbyllur dhe nuk del që ka një lobim të parave ruse, megjithëse nuk më takon mua ta them.

Këtu çështja mbahet e hapur dhe sa herë ka Rama problem, Prokuroria thërret Bashën për të larguar vëmenjen. Sa herë del ndonjë skandal, dalin përgjime, Rama fillon një konflikt me Bashën. Është një hetim që ka nisur, ka përfunduar dhe është mbyllur”, tha Kryemadhi.