Transmetuar më 11-07-2019, 10:03

Është i ditur fakti që Presidenti Ilir Meta ka pasion të madh për sportin, e veçanërisht futbollin.

Kështu paraditen e sotme, ai ka bërë një urim për gjithë tifozët e ekipit skocez të Celtic.

“Mirëmëngjes! Kjo foto sot i dedikohet të gjithë tifozëve të jashtëzakonshëm të @CelticFC anë e mbanë botës. Kjo bluzë është dhuratë nga miku im Rudi Vata. Pas takimit në Sarajevë besoj në: ‘Once you’re a Celt you’re always a Celt… Hail Hail”, shkruan Meta.

Po ashtu ai ka publikuar një video të cilën e shoqëron me urimin për fitore:

“Ju uroj tifozëve të @CelticFC vetëm fitore dhe ju përshëndes me këtë gol të paharruar të Rudi Vatës në derbin e jetës suaj!” /a.y/noa.al