Transmetuar më 11-07-2019, 10:14

Gjykata e Shkodrës ka ndërprerë seancën gjyqësore në ngarkim të ish-deputetit demokrat Bardh Spahia.

Mësohet se Spahia i cili ndodhet në arrest shtëpie, nuk ka marrë pjesë në gjyq, pasi policia nuk ka shkuar ta shoqërojë.

Gjykata ka kërkuar informacion nga policia nëse do e shoqërojë ish-deputetin në sallë.

Sakaq avokatët mbrojtës Ivi Kaso dhe Ledio Nuraj, deklaruan se Spahia ka informacion për seancën e sotme, por se nuk është prezent.

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ndodhet në arrest shtëpie, pasi u arrestua mbrëmjen e 19 qershorit, teksa po shkonte në një studio televizive.

Kjo pasi ishte shpallur në kërkim kërkim pas përplasjes në KZAZ në Shkodër në shkollën “Shenjnaze Uka”.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Rendit”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore”. /a.y/noa.al