Transmetuar më 11-07-2019, 12:55

Është femra e famshme më e paguar gjatë vitit 2018. Sipas klasifikimit tradicional vjetor të ‘Forbes’, këngëtarja Taylor Swift ka lënë pas gjithë të tjerët, me një pasuri prej 147 milionë dollarësh.

Ajo ka shënuar një fitim të ndjeshëm në raport me një vit më parë, kur pasuria e saj numëronte 63 milionë dollarë.

Pas saj renditet një tjetër femër, modelen Kylie Jenner, me 135 milionë dollarë.

Swift publikoi në muajin prill, albumin e saj të ri ‘Lover’, por fitimet më të shumta gjatë vitit 2018 i ka shënuar gjatë turneut “Reputation Tour”.

Në vendin e tretë renditet reperi Kanye West me 119 milionë dollarë. /a.y/noa.al