Transmetuar më 12-07-2019, 12:48
Foto ilustruese

Një person ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur pak para mesditës së sotme në Kavajë.

Një makinë tip “Peugeot” ka përplasur një motor, duke bërë që drejtuesi i këtij mjeti të mbetet i plagosur.

Bëhet fjalë për 47-vjeçarin Limon Kazazi, i cili është nisur me urgjencë drejt spitalit, për shkak të gjendjes së rëndë.

Mësohet se Kazazi ishte shitës ambulant qumështi dhe në momentin e përplasjes po kthehej për në shtëpi.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që drejtuesi i mjetit u shoqërua në polici. /a.y/noa.al