Transmetuar më 19-07-2019, 18:09

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në vendin e njohur si “Kthesa e Murrashit”.

Dy makina u përplasën kokë më kokë, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar edhe dy persona.

Në ngjarje u përfshinë një fuoristradë dhe një makinë e tonazhit të rëndë, siç i shikoni edhe në fotot brenda galerisë.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa mësohet se rruga ka qenë e lagur si pasojë e reshjeve të shiut. /k.k/noa.al/