Transmetuar më 19-07-2019, 18:46
foto ilustruese

Shtatë persona janë vënë në pranga pasi u konstatuan se kishin mbjellë bimë narkotike në Barkanesh të Krujës.

Të rinjtë e ndaluar janë identifikuar vetëm me inicialet. T.K., 27 vjec, I.D., 27 vjeç, S.D., 28 vjeç, E.D., 23 vjeç, B.D., 38 vjeç, A.D., 17 vjeç, të gjithë banues  në fshatin Barkanesh  të rrethit Krujë.

Ndërkohë, u bë ndalimi i shtetasit  B.D, 19 vjeç, me banim në Krujë për  veprën penale "Kutivimi i bimëve narkotike".

Personat e sipërpërmendur dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin  kanë kultivuar bimë narkotike,  në  territorin e fshatit Barkanesh, Zgerdhesh, Kurcaj, të rrethit Krujë.

Policia thotë se në  periudha të ndryshme, janë gjetur dhe asgjësuar kubikë të kultivuar me fara kanabis dhe fidanë të dyshuara narkotike Canabis Sativa.

Ndërkohë u sekuestrua edhe një pistoletë në shtëpinë e 27-vjeçarit T.K. /k.k/noa.al/