Transmetuar më 20-07-2019, 13:53

Kryeministri i vendit, Edi Rama një ditë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti si kryeministër i Kosovës ka reaguar duke thënë se ftesat në Hagë për protagonistët e UÇK janë një sfidë e re.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se tashmë kjo sfidë do të provojë deri në fund pafajësinë e tyre.

Në fund të reagimit të tij Rama ka shkruar se ndër të tjera kjo është një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë.

“Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK,janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20-vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të histories”, shkruan Rama.

Haradinaj dha dorëheqjen, pasi Gjykata Speciale e ka thirrur për ta marrë në pyetje, si të dyshuar për krime lufte./b.l/noa.al/