Qëlluan me armë në ajër e terrorizuan banorët, në pranga dy adoleshentë
Transmetuar më 20-07-2019, 14:15

Policia e Durrësit iu ka vënë prangat dy adoleshentëve që kanë terrorizuar banorët duke qëlluar me armë zjarri në ajër në mesnatë.

Shërbimet e Postës së Policisë Manëz, falë informacionit të qytetarëve dhe reagimit në kohë, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve K.N., 18 vjeç dhe D.S.,17 vjeç, banues në fshatin Rrushkull.

Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve të marra nga qytetarët se këta shtetas në fshatin Rrushkull, ishin duke qëlluar me armë zjarri në ajër duke krijuar panik te banorët. Policia ka sekuestruar një armë zjarri pushkë dhe fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës për veprën penale ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...