Transmetuar më 21-07-2019, 17:41
Foto ilustruese

Një 48-vjeçar, i akuzuar për kanosjen të dy personave, të babë e bir, u arrestua nga policia.

Ai është shtetasi A (B) Sh, 48 vjeç, banues në fshatin Hotesh, njësia e Luznit, Dibër.

“Ky shtetas në vitin 2018, në fshatin Hotesh, për motive pronësie ka kanosur me armë shtetasin B.Sh, dhe A.Sh (babë e bir). Në ngarkim të këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër datë 20.03.2018 ka vendosur si masë sigurimi “Arrest në burg”,- njofton policia.

I arrestuari akuzohet për dy vepra penale atë të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake në ambiente publike” dhe “Kanosja”. /a.m/noa.al/