Vidhnin rroba në Tiranë dhe i shisnin në Shkodër, prangosen dy hajdutët
Transmetuar më 21-07-2019, 17:49

Vidhnin rroba në Tiranë dhe i shisnin në Shkodër, prangosen dy hajdutët

Policia e Tiranës prangosi dy persona, të akuzuar për vjedhje në disa qendra tregtare.

Ata vidhnin kryesisht veshmbathje, madje kishin gjetur edhe dyqanin ku i shisnin sërish.

Policia bën me dije se të arrestuarit janë F.,T.,34 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale  “Vjedhja” dhe shtetasja F.,GJ., 41 vjeçe banuese në Kamëz.

“Këta persona kishin vjedhur disa rroba  në një qendër tregtare në Tiranë. Kanë organizuar punën dhe pas  analizimit të pamjeve filmike, e kontrolleve të shpejta të ushtruara  në ambientet e qendrës tregtare është bërë e mundur kapja e tyre”, – njofton policia.

Të arrestuarit i shisnin rrobat e vjedhura në dyqanin e shtetasit F.T në Shkodër.

Pas arrestimit të tyre policia gjeti dhe sekuestroi rrobat e vjedhura.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. /a.m/noa.al/

Loading...
Loading...