Vrasja në Holandë, Lato ishte i zhytur në borxhe
Transmetuar më 21-07-2019, 23:41

Mediat holandeze raportojnë mbi vdekjen e shqiptarit në një krim që mbetet i pazbardhur.

E përditshmja De Telegraf shkruan sot se Festim Lato, i vetëshpallur si President i Republikës së Çamërisë, u gjet i vrarë pasditen e së shtunës.

Lato ishte shpallur i zhdukur prej një jave kur familja raportoi se nuk kishte asnjë të dhënë ku ndodhej.

Shtëpia e Latos gjendet në Afferden, zona Maas and Waal. Në banesë valëviten flamuri holandez, ai amerikan dhe ai shqiptar.

Siç shikoni në galerinë që ju sjell noa.al, trupi i të ndjerit u gjet buzë rruge në Nijmegen, në zonën Nieuwe Ubbergseweg nga ku dhe u tërhoq nga ekspertët mjekoligjorë.

De Telegraf raporton se Lato jetonte prej shumë vitesh në Holandë dhe merrej me biznes. Ai ishte i zhytur në borxhe që kapin shuma prej miliona eurosh, raporton gazeta holandeze duke shtuar se po ashtu Lato punonte intensivisht për promovimin e idesë për Çamërinë republikë.

Sakaq një ndër personat pranë Latos, Angelo Ali Aliu tha në rrjete sociale se Lato u vra në atentat duke hedhur dyshime për krim politik.

Deklarata e plotë

Në Holandë nga vrasës të paidentifikuar, iu bë atentat presidentit të Republikës së Çamërisë z. Festim Lato. Për vrasjen e Festim Latos, sot e familjen Lato në Vlorë e njoftoi Policia Holandeze. Me këtë rast Qeveria e Republikës së Çamërisë, me në krye Kryeministri Ali Aliu, është shumë e tronditur, dhe i shpreh ngushëllime Familjes Lato nga Vlora, miqëve dhe shkove të tij. Vrasja e Presidentit të Republikës së Çamërisë, z. Festim Lato është vrasje me motive politike. Festim Lato është heroi i parë Republikës së Çamërisë. Festim Lato, dritë t u bëftë gjaku o trim! Çamëria është gjaku ynë që s´falet! Lavdi që të patëm!

Kryeministri i Republikës së Çamërisë z. Ali Aliu

Loading...
Loading...