Pushime “ferri” në Qipro/ 19-vjeçarja përdhunohet në grup nga 12 adoleshente izraelitë (rrëfimi i saj)
Transmetuar më 23-07-2019, 14:54

Vajza britanike, viktimë e një përdhunimi masiv, 19 vjeçe, tregon tmerrin pasi 12 izraelitë e “sulmuan një nga një për një orë”

Adoleshentja britanike denoncoi se u përdhunua nga 12 izraelitë në një pikë turistike, Ayia Napa, të Qipros.

Ajo i tha policisë se djemtë e sulmuan atë për një orë “njëri pas tjetrit”.

19-vjeçarja u shpreh  se burrat “e lënduan tërë trupin tim” dhe ajo më pas u detyrua të shkonte në një klinikë gjysmë e zhveshur.

Të rinjtë u arrestuan pas sulmit të dyshuar në Ayia Napa.

Të dyshuarit mbulonin fytyrat e tyre me bluza pasi mbërrijnë në gjykatën e Famagusta në qytetin Paralamni.

Grupi i të rinjve përbëhej nga mosha prej 12 vjeç, e kryesisht midis moshës 16 dhe 19 vjeç. Ata e përdhunuan vajzën britanike rreth orës 12.30 të mërkurën, në një hotel, në Qipro.

Sipas kanalit izraelit, 13 News, vajza u tha hetuesve të policisë: “Njëri prej tyre më mbajti dhe më pas pashë të paktën 12 fytyra … për një orë apo më shumë, njëri pas tjetrit”.

Ajo tha se më pas takoi disa miq që e morën gjysmë të zhveshur dhe e dërguan në një klinikë.

“Më kujtohet që deri në ora 1.00 të mëngjesit, djemtë që sapo i njoha më përdhunuan, disa prej tyre me dhe disa pa prezervativ”.

Viktima besohet të jetë takuar me djemtë disa orë para mesnatës, në një party.

Sipas Ynet News, vajza u tha policëve se djemtë e përdhunuan atë duke qeshur dhe duke marrë edhe video në telefonat e tyre.

Dokumentet e gjykatës zbulojnë se viktima kishte “gërvishtje në gjymtyrët e saj të poshtme”, si rezultat i traumës.

Policia u thirr në vendin e ngjarjes dhe disa anëtarë të grupit u arrestuan.

Një nga djemtë e akuzuari u ankua se gjatë arrestimit nuk ishte në gjendje të kuptonte çfarë i thoshte policisë greke. Përmes avokatit të tyre, ata pretenduan se vajza gënjen, duke sugjeruar se ishte e detyruar të bënte një raport të rremë e nxitur nga një tjetër britanik.

Ata thanë se policia u theu hundët gjatë arrestimit në hotel. Ata i bënë publikisht thirrje shtetit izraelit t’i ndihmojë të dalin nga qelia, sepse janë të pafajshëm.

/a.m/noa.al/

Loading...
Loading...