Këngëtarja me origjinë shqiptare nominohet për herë të parë për MTV Video Music Awards
Transmetuar më 24-07-2019, 15:18

Ava Max është nominuar për herë të parë për MTV Video Music Awards.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila u bë e njohur me hitin “Sweet but Psycho” është bërë pjesë e kategorisë “Artisti i ri më i mirë”.

rëndësishëm për karrieren e 25 vjeçares,

Gara në këtë kategori paraqitet e fortë për shqiptaren 25-vjeçare, pasi favoritë konsiderohen Billie Eilish apo Lil Nas X.

Në listën e VMA janë përfshirë edhe shqiptaret Bebe Rexha dhe Dua Lipa.

Të dyja janë pjesë e kategorisë ‘Best Dance’, me Beben e nominuar për dy këngë: “Call You Mine” dhe “Say My Name”, ndërsa Dua me “Electricity”.

Rita Ora nuk është bërë pjesë e VMA, ndonëse ka publikuar këngë të shumta përgjatë vitit të kaluar.

Lista dominohet këtë vit nga Ariana Grande dhe Taylor Swift me nga 10 nominime secila./a.m/noa.al/

Loading...
Loading...