U jepet “nënshtetësia italiane e nderit” pesë emigrantëve kosovarë, pas aktit heroik në Itali
Transmetuar më 25-07-2019, 14:42

Pesë emigrantë kosovarë Laurat Hoti, Florim Bytyci, Burim Kuci, Ilir Lekaj e Lulzim Bytyci, që prej disa vitesh jetojnë e punojnë në Itali janë vlerësuar me “Nënshtetësi nderi italiane” për gjestin e tyre heroik.

Ata shpëtuan pesë të rinj  të cilët pas një aksidenti rrugor ishin rrëzuar në një kanal me ujë së bashku me makinën e tyre. Ngjarja tragjike ndodhi në afërsi të qytetit të Jesolo.

Në natën e 14 korrikut 5 emigrantët kosovarë, me profesion muratorë, ishin të parët që u gjendën në vendin e aksidentit dhe me shpejtësi u zhytën në ujë, për të shpëtuar të rinjtë italianë.

Ata mundën të nxjerrin gjallë prej ujit vetëm Giorgia Diral, ndërsa 4 të rinjtë e tjerë, të gjithë në moshën 22-23 vjeçare, humbën fatkeqësisht jetën.

Pesë emigrantët kosovarë, pasi i nxorën ishin ata që u dhanë ndihmën e parë të rinjve të aksidentuar duke lajmëruar dhe mjetet e shpëtimit e ndihmën mjekësore.

Pas gjestit të tyre heroik, kosovarët Laurat Hoti, Florim Bytyci, Burim Kuci, Ilir Lekaj e Lulzim Bytyci  u larguan në heshtje pa pretenduar as falënderime apo nderime.

Ishte familja e Giorgias që shpëtoi dhe kryetarja e bashkisë së Musile, të cilët kontaktuan emigrantët kosovarë e ku vendosën t’i nderojnë për gjestin e tyre heroik me vlerësimin “nënshtetësia e nderit italiane”, si shembull të një qytetarie model./a.m/noa.al/

Loading...
Loading...