Transmetuar më 27-07-2019, 11:59

Përfundojnë në mënyrë dramatike festimet e një gupi altletësh të Vaterpolit në Gwangiu, në Korenë e Jugut.

Në diskotekën “Coyote Ugly”, prej shembjes së papafingos kanë gjetur vdekjen dy atletë, kurse 20 të tjerë janë plagosur.

Vendi ku ndodhi tragjendia ndodhet afër parkut ku shumë ekipe konkurrojnë në Kampionatin Botëror të Notit.

Vajzat e ekipit të SHBA, fituese të medaljeve të arta, ishin duke festuar me ekipin e vajzave të Australisë, fituese të medaljeve të bronxta, me djemtë e ekipit të Brazilit dhe të tjerë, kur tavani i diskotekës u shemb papritur duke shkaktuar vdekjen e dy atletëve nga Korea e jugut dhe plagosjen e shumë të tjerëve.

Pronari i diskotekës, me hapësirë të kufizuar, vetëm një ditë më parë e kishte zgjeruar sipërfaqen e lokalit në mënyrë abusive dhe jashtë parametrave të sigurisë.