Transmetuar më 27-07-2019, 20:03

Ministri i brendshëm Italian Matteo Salvini vijon përplasjet e tij me BE, lidhur me qëndrimin karshi emigrantëve.

Fluksi i emigrantëve që vijnë nga Libia he vendet e tjera të Lindjes së Mesme drejt vendeve të Europës është rritur pas tensioneve dhe konfliktit të armatosur që vijon prej disa vitesh në vendin afrikan. Dy ditë më parë, 150 persona u mbytën në ujerat e Mesdheut.

UNHCR kërkon që Europa të zbatojë një plan konkret për mbrojtjen e tyre pasi kthimi në kampe do të ishte tragjik për shkak të kushteve çnjerëzore.

Zv/kryeministri italian Salvini nuk ka lejuar ankorimin e tyre në ishullin e Lampeduzës. Ai i është drejtuar Komisionit Europian me një kërkesë zyrtare për të luajtur një rol aktiv koordinues për të lehtësuar zbarkimin e të shpëtuarve.

Një zëdhënës i Komisionit deklaroi këtë të shtunë se Brukseli do të nisë bisedimet me shtetet anëtare për të lehtësuar barrën e Italisë por ky është një proces që do të marrë kohë dhe duhet menduar për gjendjen shëndetësore të emigrantëve.

Ministri i brendshëm Italian ka deklaruar se qëndrimi i tij është i palëkundur dhe politika të tilla aspak aktive nga ana e BE, duhet të marrin fund sa më parë./a.m/noa.al/