Nëna vë vogëlushen në gjumë, ajo nuk zgjohet më kurrë
Transmetuar më 30-07-2019, 09:06

Ky kishte qenë përqafimi i saj i fundit me të bijën, edhe pse ajo se kishte menduar kurrë një gjë të tillë.

Vogëlushja 21 muajshe, ndërroi jetë pak minuta pasi nëna e saj, e përqafoi dhe e vendosi në krevat për të fjetur si çdo ditë. “E vura në gjumë sikurse çdo ditë dhe e përqafova” është shprehur nëna e saj, Rachel.

Poppy Neighbor, nga Milton Keynes, Buckinghamshire, vuante nga një çrregullim i mëlçisë që është tepër i rrallë tek fëmijët dhe vdiq në gjumë.

“Plymouth Live” raporton se Rachel, e cila ka dy fëmijë të tjerë, që nga muaji Shkurt që ndërroi jetë Poppy po bën fushatë për të rritur ndërgjegjësimin e prindërve për fëmijët që vuajnë nga sëmundja e rrallë e quajtur “Peliosis Hepatis” .

Rachel, nuk e dinte që vogëlushja e saj vuante nga kjo sëmundje, pasi ajo nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim.

“Ajo ishte një nga pesë fëmijët në botë që kishte “Peliosis Hepatis” dhe dy prej tyre ishin në një listë për një transplantim. Nuk kam asnjë shpjegim, ajo nuk kishte temperaturë, nuk kishte asnjë shqetësim”, shprehet nëna e pikëlluar./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...