Emigrantja shqiptare e sëmurë me kancer, i kërkon ndihmë ministrit Salvini për të nënshtetësi italiane
Transmetuar më 03-08-2019, 18:39

Alma Sejdini, emigrante shqiptare, prej shumë vitesh jeton në Lecce të Italisë.

Ajo njihet me emrin Adelina, në Itali dhe përmes një apeli mediatik i kërkon ministrit të brendshëm italian, Matteo Salvini, ta ndihmojë në marrjen e nënshtetësisë italiane.

Alma po kurohet nga kanceri në gji, por e leja e saj e qëndrimit i skadon në tetor 2019.

Mosrinomvimi i të drejtës për të qëndruar në Itali e bën të pamundur vazhdimin e kurës mjekësore prej 25 ciklesh kimioterapie, që ajo po ndjek në spitalin San Matteo të Pavias.

Për disa kohë ajo është shfrytëzuar të punojë si prostitutë nga një grup kriminal e mundi të denoncoj “padronët” e saj, para se të niste një jetë të re në Itali.

Prej shumë vitesh Alma Sejdini, bashkëpunon me organizata e shoqata në ndihmë të vajzave e grave që detyrohen të punojnë prostituta në rrugë dhe është shndërruar në simbol të legalitetit e kurajos.

“Mendoj se e meritoj këtë mirëkuptim,” thotë ajo. – “Jetën time, dëshminë e vuajtjes time e kam vënë në shërbim të vajzave e femrave që shfrytëzohen duke punuar si prostituta në rrugë. Kam shpëtuar mjaft prej tyre, i kam dhuruar çfarë kam pasur. Kam botuar një libër me historinë time e të ardhurat e shitjes i kam dhuruar në bamirësi. Shteti italian më kishte premtuar mbrojtje e sot në momentin më të keq të jetës time, ndjehem e vetme", deklaron Alma Sejdini.

Përfaqësues të Partisë Lidhja në Lecce, qyteti ku ajo jeton, i premtuan se do e përcjellim këtë rast pranë ministrit Salvini, madje do të bëjmë të pamundurën që ajo të marrë nënshtetësinë italiane. /a.m/noa.al/

Loading...
Loading...