Binjaket siameze drejt vdekjes, babai: Nuk do të zgjedh kë të shpëtoj
Transmetuar më 05-08-2019, 09:12

“Akull dhe flakë!” Me këto fjalë Ibrahim Ndiaye, ish-menaxher nga Nigeria i përkufizon dy vajzat e tij 3-vjeçare, binjaket siameze Marieme dhe Ndeye, të cilat ndajnë bashkë aparatin tretës, mëlçinë dhe kanë tre veshka.

Që nga vendi i tij ai udhëtoi drejt Londrës, Angli, me shpresë se do mund ti shpëtonte vajzat, por institucionet shtetërore angleze, deklaruan se vetëm njëra nga dy binjaket do të mund ti mbijetojë ndarjes.

Kështu Ibrahim bëri zgjedhjen e tij, me zemër dhe me besimin në Zot: dy vajzat do të qëndrojnë bashkë deri në vdekje. Vendimi i Ibrahim është një prej më të vështirëve.

Ibrahim u largua nga Nigeria bashkë me dy vajzat, gruan dhe katër fëmijë të tjerë, për të folur me kirurgët e Great Ormond Street Hospital (Gosh), një spital i specializuar për këto lloj ndërhyrjesh.

Por përballë situatës klinike, profesor Paolo De Coppi, kirurg italian i cili drejton ekipin mjekësor, deklaroi me bindje të plotë se Ndeye, nuk do mund ti mbijetonte ndërhyrjes.

Ndeye është më e qeta e binjakeve, akulli, siç e quan babai, por është ajo me zemrën më të dobët. Dhe përpara pamundësisë për ti dhënë një aparat tretës dhe një mëlçi njërës prej tyre, më e destinuara për të vdekur është Ndeye.

Një zgjedhje të cilën Ibrahim nuk e bëri, ose më mirë akoma, vendosi me zemër dhe me besimin si mysliman, për të mos vrarë njërën nga vajzat e tyre, shkruan noa.al.

Edhe pse në këtë mënyrë fati i tyre është i paracaktuar, pasi që të dyja do të vdesin, ai thotë, “Do të jem këtu me to, deri në fund. Nuk mund të vendos të vrasë njërën nga të dyja, i dua njëlloj”. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...