Arratiset me paratë e mbledhura për djalin e sëmurë, i harxhon për drogë dhe prostituta! E kapin në një hotel luksi
Transmetuar më 05-08-2019, 12:50

Vogëlushi Joao Miguel është 19 muajsh dhe është i prekur nga një sëmundje e rrallë neuromuskulore. Janë të shumtë personat që janë angazhuar për ta ndihmuar, pasi personat nisën një fushatë për mbledhje fondesh në Brazil.

Mirëpo shifra e mbledhur nuk u përdor për kurim, por përfundoi në duart e gabuara… atotë atit. Burri, 37-vjeçari Mateus Henrique Leroy Alves, i përdori paratë për drogë dhe prostituta, në vend që të mendonte për djalin.

Ai i mori paratë dhe u arratis, por u gjet nga policia pas një muaji dhe u arrestua.

Mbledhja e fondeve me titull “Campanha Ame Joao Miguel”, kishte si qëllim shërimin e fëmijës, duke u siguruar 12 mijë euro, për të mbuluar mjekimet e nevojshme për djalin.

Por ato përfunduan për drogë, alkool dhe prostituta. Mateus kishte dëshirë që të hapte edhe një bordello në Salvador de Bahia, ku pasi siguroi shumën e parave, u zhduk.

Mirëpo arratia nuk i zgjati shumë, pasi babai u arrestua një muaj më vonë në një hotel luksi me pesë yje, teksa paratë i kishte harxhuar për drogë, alkool dhe prostituta.

Ndërkohë në rrjetet sociale publikonte fotografi të djalit të sëmurë, duke kërkuar para për përballim e terapive.

“Si nënë, sjellja ime është frymëzuar nga qëllimi për ti shpëtuar jetën tim biri. Në këto ditë Joao Miguel iu nënshtrua një sërë analizash mjekësore për t’iu nënshtruar trajtimit aq shumë të pritur. Ju lutem që të lutemi për të dhe të ndjejë energjinë pozitive që na keni përcjellë”, tha përmes një deklarate nëna e vogëlushit Karine Rodrigues, pas arrestimit të të shoqit, si pasojë e denoncimit të saj, shkruan noa.al.

Ndërkohë fushata për mbledhjen e fondeve u ndërpre pas zbulimit të veprimit të 37-vjeçarit, duke e vështirësuar procesin e shërimit të vogëlushit. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...