Greqi, gjendet e vdekur shkencëtarja e zhdukur
Transmetuar më 08-08-2019, 09:59

Një shkencëtare britanike u gjet e vdekur në ishullin grek të Icaria, ku ndodhej me pushime bashkë me partnerin e saj.

Natalie Christopher, 34 vjeçe kishte dalë të hënën e 5 gushtit për të bërë vrap, por nuk u kthye më.

Trupi i saj i pajetë u gjet nga një zjarrfikës vullnetar rreth një kilometër larg nga hoteli ku qëndronte. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së saj.

Natalie dhe partneri i saj kishin mbërritur në ishull në 3 gusht dhe kishin në plan që të qëndronin disa ditë para se të ktheheshin në Qipro, vend ku jetonte gruaja.

Zhdukja u denoncua nga i fejuari i saj, disa orë pasi nuk arrinte që ta kapte me celular.

Për gjetjen e saj policia lokale bëri kërkime me helikopter në një zonë prej 254 kilometër katrorë, duke i kërkuar ndihmë edhe një skuadre pranë ishullit më të afërt të Samos. Trupi i saj u gjet pranë një gremine.

Agjentët e policisë po hetojnë lidhur me disa njolla gjaku të gjetura në jastëkun dhe çarçafët e Natalia, shkruan noa.al.

Partneri i saj 38-vjeçar, deklaroi se e fejuara kishte pasur një hemorragji në hundë, por një grua e shërbimit të hotelit ku ndodheshin, deklaroi se e kishte dëgjuar çiftin duke debatuar dhe më tej kishte gjetur një çarçaf në divan. Megjithatë për momentin burri nuk është mes të dyshuarve. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...