Vret djalin 4 vjeç duke e futur në ujë të nxehtë, më pas e hedh në plehra
Transmetuar më 08-08-2019, 11:42

Për ditë me radhë, u shtir sikur priste që policia të gjente djalin e saj 4-vjeçar, të cilin e kishte deklaruar të zhdukur.

Por Alicia Lawson gënjente, pasi e dinte mirë se i biri kishte vdekur si pasojë e djegieve shkatërruese të pësuara më 29 korrik.

Ishte pikërisht ajo që e fshehu trupin, duke e hedhur në një kosh plehrash në Baltimora, të Maryland, SHBA.

Një tmerr i zbuluar këtë të martë, dhe që çoi pas hekurave 25-vjeçaren Alicia dhe shoqen e saj 40-vjeçare Shatika.

Malachi Lawson gjeti vdekjen pasi u fut në një vaskë me ujë të nxehtë ndërsa gjeti vdekjen pas nëntë ditësh vuajtje, teksa e ëma nuk bëri asgjë për ta shpëtuar.

Pasi vogëlushi gjeti vdekjen ajo e mbështolli trupin me një batanije dhe e hodhi në një kosh plehrash. Më tej gruaja lajmëroi policinë, duke thënë se i biri ishte zhdukur nga oborri i gjyshes.

Për ditë me radhë agjentët e kërkuan më kotë që ta gjenin, ndërkohë që pas një kohe, gruaja tregoi. Ajo tha në polici se kishte tentuar të kuronte djegiet e të birit, por kjo gjë nuk rezultoi e vërtetë.

Të shtunën e lënë pas, gruaja e çoi policinë në vendin ku kishte fshehur kufomën e të birit, e cila ishte e mbuluar me shenja të dukshme djegie, shkruan noa.al.

Alicia dhe shoqja e saj me të cilën jetonte, akuzohen për vrasje të qëllimshme, abuzim me të mitur dhe dëshmi të rremë. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...