Nga Mentor Kikia: Disa këshilla, që të mos e hani… peshkun!
Transmetuar më 09-08-2019, 13:17

Historia e disa turistëve të huaj në Ohër këtë verë është bërë e famshme.

Ata ishin 7 persona dhe porositën peshk, sipas menysë.

Në fund fatura u kishte ardhur nja 800 Euro.

U revoltuan, por kamarieri në fund u kishte thënë që keni ngrënë 12.5 kg peshk.

-Po ne nuk porositëm ka shumë. -Epo kaq është rracioni.

Që të mos e hani, së pari këtu në Shqipëri, e pastaj në rajon….

Po flas me të vjetra, që të mos bëhemi lëmsh.

Pronarët në meny shënojnë çmimin për 100 gr peshk, dhe ti gënjehesh, kur shkon çmimin Koc – 700 Lekë.

Hajt më, për 7 mijë lekë, me pushime jam. Pse kam ardhur në det të ha vetëm qofte me patate.

Kur të vjen fatura 35 mijë lekë vetëm peshku, ti hap sy e veshë.

Çfarë, pse, çfarë hëngra? Epo rracioni ishte 500 gram zotëri x 7000/100 gram = 35,000.

Kontrolloni mirë menutë. Ia kanë marrë dorën të gjithë.

Edhe këta tashmë të zhvasin në mënyrë të ligjshme.

Si biçim PPP-je gjithandej me pak fjalë.

Loading...
Loading...