Transmetuar më 10-08-2019, 18:10

Ai konsiderohet si një nga ikonat e kinematografisë botërore.

Aktori legjendë, Alain Delon së fundmi ka patur probleme serioze me shëndetin.

Aktori 83-vjeçar, pasi është goditur nga hemorragjia cerebrale dhe për pasojë është shtruar në spital.

Lajmin e bëri të ditur djali i tij i madh Anthony Delon, i cili konfirmoi se i ati po rekuperohet në një klinikë zvicerane.

“Ai iu nënshtrua një operacioni në spitalin “Pitié-Salpêtrière” ku ai kaloi tre javë në kujdes intensiv. E gjithë familja qëndroi pranë tij në këto ditë vëllai im, motra ime dhe nëna ime Nathalie”, është shprehur Anthony.

Alain Delon, ka interpretuar në mbi 80 filma./a.k/noa.al/