Fëmija 3 vjeç fshihet brenda lavatriçes për lojë, vdes nga asfiksia
Transmetuar më 11-08-2019, 13:21

Ishte duke lozur me vëllanë, por loja përfundoi në mënyrë tragjike. Një fëmijë vetëm, 3 vjeç, ishte duke lozur me vëllanë në shtëpinë e tyre në Orlando, të Florida, SHBA, kur vendosi që të fshihej brenda në lavatriçe.

Vogëlushi u zvarrit mbi elektroshtëpiaken me kapak nga lart, por më tej lavatriçja u mbyll në mënyrë hermetike.

Fëmija u bllokua brenda lavatriçes, por familja e kuptoi shumë vonë çfarë kishte ndodhur, duke bërë që i mituri të gjejë vdekjen.

Gjithçka ndodhi këtë të mërkurë, kur vogëlushi me vëllanë po loznin fshehurazi.

Vëllai i madh kur nuk po e gjente më të voglin, lajmëroi prindërit, të cilët duke kërkuar e gjetën vogëlushin të vdekur brenda lavatriçes. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...