Transmetuar më 12-08-2019, 10:41

Menjëherë, pas lajmit të ndarjes së Miley Cyrus dhe Liam Hemsëorth që mori dhenë kudo mbrëmjen e kaluar, ajo është fotografuar në liqenin e Como-s, teksa puthej me ish të dashurën e Brody Jenner, Kaitlynn Carter.

Nuk po puthej me Brody Jenner, por me Kaitlynn Carter. Fotot e publikuara nga Entertainment Tonight, tregojnë qartazi se puthja mes tyre nuk ka qenë “pa dashje”, por ato janë kënaqur në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Në pushimet e tyre në Itali, i shoqëron edhe motra e Miley, Brandi. Miley dhe Liam i dhanë fund martesës së tyre, vetëm 6 muaj pasi u celebruan.

Ata realizuan një ceremoni private për Krishtlindje dhe asokohe u besua se historia e tyre e dashurisë 10-vjeçare do të kishte një fund të lumtur./b.l/noa.al/