Pas Shqipërisë, tërmetet “shkundin” edhe Kosovën
Transmetuar më 12-08-2019, 23:25

Pas Shqipërisë, tërmetet e forta kanë shkundur edhe dy komuna të Kosovës.

Tërmetet janë ndjerë gjatë pasdites së sotme.

Sipas të dhënave të faqes të specializuar për tërmete All Quakes – EMSC, bëhet e ditur se Prizreni është goditur me tërmet 4.2 ballë të shkallës Rihter.

Ndërkaq lëkundjet në Dragashkanë qenë 3.9 ballë.

Tërmeti në Shqipëri ishte 4.4 ballë, i shkallës Rihter dhe ka goditur Tiranën, Shkodrën dhe Kukësin, ndërsa deri tani nuk raportohet për dëme materiale./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...