Sëmundja e mposhti, ndahet nga jeta prezantuesja e njohur italiane
Transmetuar më 13-08-2019, 07:58

Nadia Toffa, prezantuesja e njohur italiane është ndarë nga jeta. Emisioni i drejtuar prej saj “Le Iene” në një postim në rrjetet sociale, konfirmoi ndarjen nga jeta të 40-vjeçares, pas një beteje të gjatë kundër kancerit.

“Luftove me kokën lartë, me buzëqeshje dhe dinjitet, duke treguar forcën tënde, deri në fund, deri sot”, thuhet në njoftimin e hidhur të mëngjesit të kësaj të marte.

Nadia Toffa humb jetën pas një beteje të gjatë me sëmundjen të cilën e zbuloi rreth dy vite më parë,

kur teksa ndodhej në një hotel humbi ndjenjat, deri në diagnozën e rëndë.

Ndërkohë që iu nënshtrohej kurave të rënda, ajo vijoi që të shfaqej edhe të televizion me emisionin që drejtonte. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...