Futet në det për t’u larë, humb jetën një person në Spille
Transmetuar më 13-08-2019, 11:21
Foto ilustruese

Humb jetën një person në Spille, teksa kishte hyrë për t’u larë në det.

Rreth orës 10:40 të kësaj të marte, në Spille, 73-vjeçari Gj. V., pushues, është futur në det dhe dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak.

Për pasojë i moshuari ka ndërruar jetë.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...