“Dënimi në Itali i Pjetrit”, Patozi: Jo arsye për të gëzuar ata që kanë frikë nga zgjedhjet
Transmetuar më 13-08-2019, 14:29

Për Astrit Patozin, rasti i kandidatit të PS në Shkodër, Valdrin Pjetrit, për të cilin PD ka publikuar sot, 13 gusht, dokumentet italiane që vërtetojnë se ai ka qenë i dënuar dhe më pas dëbuar nga Firence, ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë ata opozitarë, që besojnë dhe luftojnë për ta larguar me votë këtë qeveri të korruptuar, në rastin e parë që u del përpara.

Por ish deputeti, Patozi ka edhe një mesazh për demokratët dhe lidershipin aktual të PD. Ai thotë se kjo nuk është një arsye që mund t’i gëzojë ata që kanë frikë nga zgjedhjet.

“Rasti i Shkodrës na shërben për të kuptuar se qeverisja e “Rilindjes” ka degraduar aq shumë, sa ajo mund të rrëzohet e të humbasë edhe aty ku kandidon e vetme. Por kjo nuk është një arsye që mund t’i gëzojë ata që kanë frikë nga zgjedhjet.

Sepse që atyre t’u vijë radha për të fituar, duhet të presin shekuj ose ajo ditë mund të mos vijë kurrë. Ndërkohë, ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë ata opozitarë, që besojnë dhe luftojnë për ta larguar me votë këtë qeveri të korruptuar, në rastin e parë që u del përpara”, shkruan Patozi./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...