Nuk keni pse nxitoni më, shpiket akullorja që nuk shkrin
Transmetuar më 14-08-2019, 12:57

Në Japoni shpiket akullorja që nuk shkrihet. Ishte një shpikje rastësore e kërkuesve të Qendrës së kërkimit të bioterapisë në Japoni. Ata po tentonin të realizonin një ëmbëlsirë duke përdorur polifenolin, një lëng që del nga luleshtrydhet.

Pastiçieri, të cilit iu kërkua të përgatisë ëmbëlsirën, kontaktoi me qendrën për t’i thënë se në momentin kur ëmbëlsirës i kishte shtuar polifenoli ajo është forcuar menjëherë. Pas kësaj, kërkuesit kuptuan se ishin vetëm një hap larg akullores që nuk i druhet më diellit.

Siç shpjegon profesor Ota i Universitetit të Kanazaëa, polifenoli i lëngshëm ka aftësi të mbajë të lidhur fort kremin e akullores, si rrjedhojë përbërja e realizuar me këtë përbërës i reziston shumë më gjatë të nxehtit, dhe ekspozimit ndaj diellit.

Sipas një testi që bëri një media lokale në Japoni, kur temperaturat ishin 28 gradë, akullorja rezistoi pa u shkrirë dhe ruajti freskinë për gati 5 minuta gjatë ekspozimit në diell. SoraNeës flet madje dhe se akullorja kishte qëndruar e pandryshuar edhe pasi kishte qëndruar për 3 orë jashtë frigoriferit.

Loading...
Loading...