Aksident fatal në Kosovë! 18 vjeçarja humb jetën, 4 persona të tjerë plagosen
Transmetuar më 18-08-2019, 16:20

Një aksident me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, pranë Suharekës.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën një vajzë 18-vjeçare nga Kumanova, ndersa 4 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Dyshohet se makina e aksidentuar është goditur nga një makinë tjetër, e cila është larguar nga vendi I ngjarjes.

Nuk ka ende detaje të tjera në lidhje me aksidentin në fjalë, ndersa vijojnë hetimet nga organet kompetente./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...