Transmetuar më 18-08-2019, 17:04

Arrestohet në flagrancë një person në Durrës pasi u kap duke shpërndarë lëndë narkotike.

Mësohet se në pranga ka rënë Xh.B., 19 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik , shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 doza me lëndë narkotike Cannabis sativa.

Lënda narkotike ishte paketuar në qese farmaceutike gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”./a.k/noa.al/