Transmetuar më 18-08-2019, 23:48

Përfshihet nga flakët një autobus në autostradën Tiranë-Elbasan.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur këtë mbrëmje.

Mësohet se në autobus ndodheshin 30 pasagjerë, tifozë të ekipit të Partizanit, ndërsa një prej tyre ka mbetur i lënduar, jo për shkak të flakëve, por pasi po tentonte që të largohej me shpejtësi.

M%sohet gjithashtu se autostrada është bllokuar në njërin prej akseve.

Shkak dyshohet se është bërë një manovrim i gabuar i shoferit, i cili është shoqëruar në polici.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po punon për shuarjen e flakëve./a.k/noa.al/