Transmetuar më 19-08-2019, 20:20

Dy persona i kanë zënë pritë një efektivi policie në Gramsh, pasi njëri prej tyre ishte shoqëruar në komisariat një natë më parë.

25-vjeçari E.Sh shoqërohej nga një shok i tij dhe i zuri pritë policit që e dërgoi në komisariat.

I riu ishte shoqëruar një natë më parë në ambientet e Komisariatit të Policisë pasi ishte konfliktuar me disa persona të tjetër gjatë një feste të organizuar nga Bashkia Gramsh, dhe në përfundim të veprimeve është lënë i lirë.

Ai, në bashkëpunim me 24-vjeçarin KB, të dyh banues në Gramsh, gjatë ditës së sotme i kanë zënë pritë punonjësit të policisë që e kishte shoqëruar në Komisariat dhe kanë  tentuar ta godasin për shkak të detyrës .

Në ndihmë të punonjësit të policisë ka shkuar Patrulla e Përgjithshme duke  bërë shoqërimin dhe më pas arrestimin e tyre për veprën penale "Goditjet për shkak të detyrës" e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentative. /k.k/noa.al/