Transmetuar më 20-08-2019, 09:39

Kryedemokrati Lulzim Basha publikon një video me anë të së cilës thotë se Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri tjetrin.

Ai deklaron se Edi Rama dhe këta oligarkë grabitqarë nuk bëjnë asgjë për njerëzit e thjeshtë.

Sipas tij, ata vetëm vjedhin me koncesione, me PPP, me tendera, me leje ndërtimi, me ligje speciale dhe me çdo mënyrë që munden dhe se nuk lejojnë asnjeri tjetër të krijojë, të konkurrojë, të ndërtojë, të provojë.

“Paratë tuaja, paratë e shqiptarëve po i vjedh Hajduti Psiqik me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetshmit dhe të pasurit, varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur. 1 në 3 familje shqiptare nuk kanë të hanë sepse paratë e tyre i ka vjedhur Edi Rama.

Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Edi Rama këto 6 vjet. Të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Hajdutit Psiqik ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe luks”, shkruan Basha.

Ai shton se shqiptarët janë pa punë sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramë dhe se “hajduti psiqik” dhunon të vegjlit dhe të varfrit dhe u shërben kriminelëve, të fortëve dhe oligarkëve.

Për Bashën, Edi Rama është artist i mashtrimit dhe se çdo gjë që ka premtuar, çdo gjë që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur.

Në këtë linjë vijon duke thënë se çdo projekt, program dhe politike i “hajdutit psiqik” është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve”.

Lideri i opozitës e mbyll qëndrimin e tij duke thënë se, “Që ta shpëtojmë Shqipërinë nga kjo bandë duhet ta largojmë Edi Ramën. Hajduti psiqik, Rama Ik. Shqipëria si Europa”. /a.y/noa.al