Transmetuar më 20-08-2019, 13:06
Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim për kanosje dhe armëmbajtje pa leje është vënë në prangat e policisë së Fierit.

Bëhet fjalë për Denis Mollaj, 31 vjeç, banues në Patos, i cili u arrestua mbrëmjen e kësaj të hëne.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me një vit burg për veprat penale “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Kjo pasi në 16 prill, në qytetin e Patosit, pas një konflikti për motive të dobëta,

ka kanosur me armë zjarri shtetasin A.Sh. /a.y/noa.al